Miftaraj: VV përmes Ministrisë së Drejtësisë injoruan kërkesën për kontroll gjyqësor

Aktuale

Miftaraj: VV përmes Ministrisë së Drejtësisë injoruan kërkesën për kontroll gjyqësor

Nga: M.L. Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 19:12
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, konsideron se Lëvizja Vetëvendosje me ardhjen në pushtet po e injoron kërkesën e tyre për kontroll gjyqësor.

Në një postim në Facebook, Miftaraj ka thënë se Ministria e Drejtësisë përmes draft Kodit të Procedurës Penale i jep autoritet përfundimtar prokurorisë me hap e me mbyll raste pa shkuar rasti fare te gjykatësi.

Kështu sipas tij, një qeveri nuk vlerësohet mbi bazën e deklaratave por veprimeve.

Postimi i plotë:

“Kur IKD kërkonte kontroll gjyqësor, VV në opozitë e përkrahte. Kur VV erdhi në pushtet, përmes Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për kontroll gjyqësor e injoruan.

Ministria e Drejtësisë përmes draft Kodit të Procedurës Penale i jep autoritet përfundimtar prokurorisë me hap e me mbyll raste pa shkuar rasti fare te gjykatësi.

Një qeveri nuk vlerësohet mbi bazën e deklaratave por veprimeve.

Vendimet mbi bazën e inateve i paguan me lëkurën tënde.

P.S. Ky postim nuk paragjykon dhe as konteston vendimin e PSRK. Ky postim është reflektim I mungesës se mjetit juridik për të ankimuar vendimet për mbylljen e rasteve në prokurori, kur qytetari beson dhe ka dëshmi se i është shkelur një e drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat