Pohimet e Vulinit dhe heshtja e Vuçiqit, reagon deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë

Aktuale

Pohimet e Vulinit dhe heshtja e Vuçiqit, reagon deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë

Nga: N. Sh. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:47
Aleksander Vuçiq dhe Vulini

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj pohimeve të minsitrit serb Aleksandër Vulin për masakrën e Reçakut.

Kamberi thotë se pomihet e tij jamë më pak problematike, por heshtja e Vuçiqit e dëshmon pajtimin me Vulinin.

Ai kërkon nga BE-ja dhe SHBA-ja që të reagojnë dhe të bëjnë presion ndaj Vuçiqit, përcjell gazeta “Bota sot”.

“Pohimet e Ministrit Vulin për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e Presidentit Vuçiq. Heshtje që dëshmon se Vuçiqi pajtohet me Vulinin. Se Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i reagojnë dhe t’i bëjnë para së gjithash presion Vuçiqit, si shef dhe mbrojtës i Vulinit”, shkruan Kamberi, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat