Xhabir Hamiti, ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzon letrat kredenciale

Aktuale

Xhabir Hamiti, ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzon letrat kredenciale

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:39
Xhabir Hamiti, Alya Mohamed Almehrezi

Xhabir Hamiti është ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Kosovës atje.

Hamiti i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale te Ndihmës Nënsekretarja për Çështjet e Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Alya Mohamed Almehrezi.

“Ambasadori i Republikës së Kosovës, Xhabir Hamiti, i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale te Ndihmës Nënsekretarja për Çështjet e Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Alya Mohamed Almehrezi”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se me këtë rast, Almehrezi i ka uruar ambasadorit mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e detyrave të tij dhe në thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh ndërmjet EBA-së dhe Kosovës.

“Ambasadori i sapoemëruar falënderojë znj. Almehrezi për pritjen dhe shprehu kënaqësinë që përfaqëson vendin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila gëzon një pozicion prestigjioz rajonal dhe ndërkombëtar falë politikës vizionare të Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat