“Punë e madhe nëse janë vra anëtarët e LDK-së”/ Haziri i reagon ashpër Ganimete Musliut dhe Nasim Haradinajt

Aktuale

“Punë e madhe nëse janë vra anëtarët e LDK-së”/ Haziri i reagon ashpër Ganimete Musliut dhe Nasim Haradinajt

Nga: N. Sh. Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:19
Xhemaj Mustafa i vrarë, Tahir Zemaj i vrarë, Fetah Rudi, i plagosur rëndë dhe Nasim Haradinaj

Analisti politik Nexhat Haziri, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, e cila është ndi ‘krenare’ me Nasim Haradinajn, i cili po përballet në Gjykatën Speciale me akuzat ndaj tij.

Haziri në një postim në facebook, ka kujtuar edhe një deklaratë të Nasimi i cili kishte deklaruar se nuk është punë e madhe nëse janë vra anëtarët e LDK-së.

Haziri i drejtohet Ganimetes me disa pyetje, se a është trimëri dhe krenari vrasjet e shqiptarëve për motive politike?

Ai tutje shprehet se nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme në Gjykatën Speciale.

Reagimi i plotë:

"Heroi" Nasim Haradinaj: Punë e madhe nëse janë vra anëtarët e LDK-së

Ganimete Musliu-Nasim Haradinajt: Ai dëshmoi që trimat pranojnë të dënohen pa fakte, por kurrë ta turpërojnë vendin

-Gane, a është trimëri dhe krenari vrasjet e shqiptarëve për motive politike, si p.sh: vrasja e kol. Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Behajdin Allaqit, Ismajl Berbatovcit, Ismet Rrahmanit, Xhemaj Mustafes, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Shefki Popoves, e shumë të tjerëve gjatë dhe pas periudhës së luftës.

Gane, në Hagë (n'Gjykatën Speciale) asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodhë, përveç një procesi normal të drejtësisë, të cilin ju që na "çliruat" e penguat me çdo kusht për 20 vite.

Gane, drejtësia po vjen, edhe pse e vonuar, por më mirë vonë se kurrë. Merre me qetësi! (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat