Komandant Remi: Albin Kurti është veteran i UÇK-së

Aktuale

Komandant Remi: Albin Kurti është veteran i UÇK-së

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 22:27
Albin Kurti

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur me nofkën Komandant Remi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është veteran.

Ai u shpreh se ka pasur kontakte me Kurtin gjatë kohës që ishte sekretar i zyrës së përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi.

“Albin Kuri ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë kam pasur kontakte me zyrën ku ai punonte në zyrën e Adem Demaçit”, ka thënë ai.

Mustafa u shpreh se duke e bartur atë pozicion si sekretar i kësaj zyre, për të Kurti dhe Demaçi janë veteran të UCK-së.

Albin Kurti ka qenë sekretar në zyrën e Adem Demaçit dhe unë të dy i konsideroj veteran të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat