Ish-deputetja e AAK-së zë vendin e parë për shpenzimet e 2020-ës

Aktuale

Ish-deputetja e AAK-së zë vendin e parë për shpenzimet e 2020-ës

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:08
Teuta Haxhiu

Ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, për vitin 2020, ka shpenzuar mijëra euro për udhëtime.

Kështu u bë i ditur lajmi sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi i Kosovës për harxhimet e ligjvënësve në periudhën 2011-2021.

Në vitin 2020, shihet se Haxhiu, ka marrë 2 mijë e 430 euro nga buxheti i shtetit.

Pas saj, vjen deputeti nga koalicioni VAKAT, i cili i ishte bashkuar GP të AAK-së atëkohë, Rasim Demiri. Ky i fundit para dy viteve, ishte subvencionuar nga shteti me plotë 2 mijë e 340 euro.

Në vendin e tretë është Albert Kinolli nga Grupi 6+ me 2,130 euro, pasuar nga Fidan Jilta me 2 mijë e 10 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat