Kryeziu: Është mirë të ecim tutje me propozime konkrete

Aktuale

Kryeziu: Është mirë të ecim tutje me propozime konkrete

Më: 3 mars 2022 Në ora: 19:30
Taulant Kryeziu

Opinionisti Taulant Kryeziu ka thënë që konsolidimi i shtetësisë së Kosovës, lidhet edhe me procesin e konsolidimit të pozicionit tonë karshi faktori ndërkombëtar.

“Me fuqitë e mëdha, ne duhet të dakordohemi për rrugëtimin tonë, jo vetëm në Këshillin e Evropës, por edhe brenda BE-së në kuptimin e procesit. Kemi problemin e pesëshes mosnjohëse”.

Kryeziu ka thënë që të gjitha këto i sheh të lidhura me procesin e dialogut, “proces i cili është mirë që qeveria e ka legjitimitetin e duhur e këtij për temën e këtij procesi”.

“Është mirë të ecim tutje me propozime konkrete dhe të tregojmë pozicionin tonë karshi këtij procesi mjaft delikat dhe të ndërtojmë një konsensus në mënyrë që të shtrihet dhe forcohet subjektiviteti i jonë, qoftë me anëtarësim në Këshill të Evropës dhe pastaj me krijimin e një mundësie për të marrë një lloj njohje nga kjo pesëshe.

Proceduralisht çdo hap i ardhshëm i Kosovës në rrugëtimin evropian do të kërkojë një unaninimitet brenda Këshillit të Bashkimit Evropian”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat