Xhevdet Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Aktuale

Xhevdet Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Më: 31 mars 2022 Në ora: 00:19
Xhevdet Qeriqi

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se nuk do të pranojnë që paga e veteranit të mos ngritët paralelisht me pagën minimale.

Ai duke folur për diskutimet që Qeveria synon të heq amandamnetin që e lidhë pagën minimale me atë të veteranit, tha se kjo për ta do të ishte e pranueshme.

“Ligji e thotë qartë se me ngritjen e pagës minimale rritet edhe pensioni i veteranit. Ne nuk pajtohemi nëse vendosë Qeveria ta ndryshojë këtë amendament. Ne kemi kërkuar nga kryeministri që të ngritën pensionet”, tha Qeriqi.

Ai tha se në këtë kohë kur janë ngritur çmimet e shumë produkteve ngritja e pagës për veteranët është e domosdoshme.

Duke folur për çështjen e listës së veteranëve ai tha se nuk pasur ndonjë kërkesë nga Prokuroria.

Qeriqi ka thënë se Komisioni Qeveritar ka gabuar që nuk i ka marr për bazë arkivat.

“Kanë qenë arkivat e shoqatës, secili luftëtarë ka qenë i regjistruar në shoqatë. Pastaj kanë qenë arkivat në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Sikur të ishin marrë për bazë do ta kishin shumë më të lehtë”, tha Qeriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat