Mbyllen qendrat e votimit në Serbi

Aktuale

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi

Më: 3 prill 2022 Në ora: 20:48
Pamje nga votimet

Serbia ka organizuar gjatë ditë së sotme zgjedhje të trefishta.

Zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet për Kuvendin e Beogradit dhe 13 qytete e komuna të tjera janë mbajtur sot në Serbi, ndërsa qendrat e votimit janë mbyllur në orën 20:00.

Të drejtën e votës sot kanë pasur 6.502.307 zgjedhës, të cilët sipas të dhënave të REC-së deri në orën 19:00 e kanë ushtruar 54.82 për qind, që është më i larti në gjashtë vitet e fundit.

Prej mëngjesit të sotëm, pothuajse në të gjitha bashkitë e kryeqytetit ka pasur turma të mëdha në qendrat e votimit, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë dyshime se komisioni zgjedhor po e ngadalëson qëllimisht procesin e votimit, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mos munden të votojnë.

Ndryshe, serbët e Kosovës kanë votuar në katër qendra të ndryshme të votimit në Serbi pasi që qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që të zhvillohen zgjedhjet serbe në territorin e saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat