Ky është punëtori nga Komorani, që vdiq sot në vendin e punës

Aktuale

Ky është punëtori nga Komorani, që vdiq sot në vendin e punës

Më: 14 prill 2022 Në ora: 20:42
Osman Bogaj

Sot, në objektin e shkollës fillore të mesme të ulët "Azem Bejta" në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës, ka humbur jetën tragjikisht, Osman Bogaj nga Komuna e Drenasit.

Me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u ka shpreh ngushëllime familjes Bogaj.

"Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për humbjen e jetës në mënyrë tragjike të Osman Bogaj.

E nderuara familja Bogaj, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta ne emër të Komunës së Drenasit për humbjen e birit tuaj, ndajmë me Ju dhimbjen për humbjen e Osmanit. Shpirti i Osmanit pushoftë në Paqe", ka thënë ngushëlluar kryetari Lladrovci familjen Bogaj nga Komorani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat