Jahja Drançolli publikon fotografinë e radiatorëve të ndryshkur: Mirë se vini në lagjen Mati të Prishtinës

Aktuale

Jahja Drançolli publikon fotografinë e radiatorëve të ndryshkur: Mirë se vini në lagjen Mati të Prishtinës

Më: 7 maj 2022 Në ora: 21:04
Fotografia e publikuar nga Jahja Drançolli

Një fotografi e disa radiatorëve të vjetër dhe të ndryshkur, qarkullon shpesh në internet, që të jep përshtypjen e kaosit urbanistik që mbretëron në lagjen e kryeqytetit Mati 1.

Të njëjtën fotografi, e ka publikuar në Facebook edhe historiani Jahja Drançolli.

Mirë se vini në lagjen Mati të Prishtinës”, ka shkruar ai në hapësirën e mbishkrimit të fotografisë.

Ndryshe, Mati 1 shihet si një prej lagjeve më kaotike të Prishtinës.

E mbipopulluar dhe me rrugë të ngushta, lagjja ka qenë shpeshherë edhe subjekt mahish në botën virtuale për shkak të problemeve të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat