Deputetja e PDK-së fton të gjithë deputetët pa dallim të votojnë pro Trustit

Aktuale

Deputetja e PDK-së fton të gjithë deputetët pa dallim të votojnë pro Trustit

Nga: A.SH Më: 21 qershor 2022 Në ora: 14:34
Floretë Zejnullahu

Nesër mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite do të jetë si pikë kryesore votimi për Projektligjin për Trustin.

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve pa dallim që të votojnë pro ligjit për Trustin.

Postimi në Facebook:

Nesër, në Kuvendin e Kosovës kemi pikë të rendit të ditës votimin e Ligjit për Trustin. Ftoj të gjithë deputetët, pa dallim, që ta mbështesin dhe votojnë PRO Projektligjit për Trustin.

Deputetët janë përfaqësues të qytetarëve, të zgjedhur me votë nga qytetarët dhe duhet të votojnë për kërkesën e qytetarëve që ju mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat