Ministri Aliu për pazarin 16 milionësh: Nuk ndjej vetën përgjegjës

Aktuale

Ministri Aliu për pazarin 16 milionësh: Nuk ndjej vetën përgjegjës

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 22:27
Liburn Aliu

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u pyt edhe për të gjeturat nga raporti i auditimit të publikuara ku zbardhen keqpërdorimet në tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave që peshon mbi 16 milionë euro.

Ministri Aliu tha se nuk e ndjen vetën përgjegjës për të gjeturat e auditorit.

“Jo nuk e ndjej vetën përgjegjës në këto gjetje të auditorit. Shkeljet jemi duke i shqyrtu, shkeljet që janë gjetë duhet të trajtohen dhe të korrigjohen dhe disa shkelje duhet të merret prokuroria”, tha Aliu.

Ai tha se niveli i përgjegjsisë shkon në bazë të rastit që shqyrtohet, pasi që jo të gjitha dokumentet i nënshkruan ministri.

“Niveli i përgjegjësisë shkon deri tek sekretari dhe në disa raste tek ministri”, shtoi ministri Aliu.

Aliu më tej tha se nuk mund të rregullojnë të gjitha punët menjëherë sapo kanë ardhur në pushtet.

“Të gjitha rrugët që kanë pas probleme të ndryshme, zvarritje, nëse ka vend per dyshime normal që do të merremi me to. Raporti i audimit është i inicuar nga ne. Unë se përjashtoj mundësinë që ka me pas parregullsi. Nuk domethënë që ne jemi në ministri dhe gjithqka ka me u rregullu menjëherë”, u shpreh ai.

Gazeta përmes qasjes në Dokumente Publike e ka siguruar raportin e plotë të Auditorit të Brendshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, ku zbardhen keqpërdorimet në tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave që peshon mbi 16 milionë euro.

Begzad Musliu, drejtori i Njësisë së Auditmit të Brendshëm në këtë ministri, i ka kërkuar ministrit Liburn Aliut, që ta anulojë tenderin që peshon mbi 16 milionë euro për mirëmbajtjen e dy autostradave të Kosovës.

Hysen Durimishi, zëvendësministri i Liburn Aliut, ka paralajmëruar masa ndaj Begzad Musliut, drejtorit të Njësisë së Auditmit të Brendshëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pasi ky i fundit ka zbardhur keqpërdorimet në tenderin madhor, që peshon mbi 16 milionësh për mirëmbajtjen e autostradave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat