Akuza të rënda për masakra të luftës/ “Kameraman me pagesë”, “Jo nuk është e vërtetë” - Loshi ‘përplaset’ me Ramadanin

Aktuale

Akuza të rënda për masakra të luftës/ “Kameraman me pagesë”, “Jo nuk është e vërtetë” - Loshi ‘përplaset’ me Ramadanin

Nga: A.M. Më: 24 korrik 2022 Në ora: 09:29
Liri Loshi

Ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Bardhyl Meta, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar mjekut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshit.

Reagimi erdhi pasi Loshi ka thënë se “Amerikanët kur mësohen me marrë (pare!), e nuk ka më, janë të zhgënjyer”.

E sipas Metës, Kosova me një mendësi të tillë si të Loshit, nuk mund të ketë miq dhe mbështetës.

E po në këtë postim, Liri Loshi u ‘përplas’ me analisti politik, Shkodran Ramadanin.

Ramadani akuzoi Loshin se në bazë të disa informacioneve ka dëgjuar se ai ishte kameraman me pagesë, përfshirë edhe për dokumentimet e masakrave kundër shqiptarëve.

E Loshi iu kundërpërgjigj menjëherë një deklarate të tillë duke thënë se:

“Shkodran Ramadani une jam mjek, jo kamerman. Në luftë kam punu si mjek dhe reporter lufte e kam qenë edhe komandant për moral në Brigadën 112. Para se me diplomu në mjekësi, si student kam punuar gazetar dhe redaktor në gazetë. Jo, nuk është e vërtetë që kam marrë ndonjë shpërblim çfarëdo për kontributin tim rreth evidencimit të masakrave. Kush thote ndryshe gënjen”.

Këto janë replikat e Loshit dhe Ramadanit:

Image
Replikat e Loshit dhe Ramadanit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat