Filozofi slloven jep paralajmërimin: Kriza në veri të Kosovës mund të kthehet – Rusia po manovron në hijet ballkanike

Aktuale

Filozofi slloven jep paralajmërimin: Kriza në veri të Kosovës mund të kthehet – Rusia po manovron në hijet ballkanike

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 11:44
Slavoj Zizek

Filozofi slloven Slavoj Zizek ka thënë se kriza në veri të Kosovës mund të kthehet sërish sepse Rusia po manovron në hijet ballkanike për të ndezur tensionet e kahershme.

Në një opinion të tij të publikuar në gazetën The Daily Star, të përkthyer nga Klan Kosova, Zizek thotë se ka zëra në Serbi që e po i qasen Kosovës në të njëjtën mënyrë sikur Rusia që i është qasur Ukrainës.

Kriza e fundit në veri të Kosovës erdhi e shkoi shpejt sepse askush nuk e dëshironte një përshkallëzim të situatës. Por pritet të kthehet sepse Rusia po manovron në hijet ballkanike për të ndezur tensionet e kahershme. Origjina e zakonshme e krizës tregon se sa lehtë një shkëndijë mund të shndërrohet në një zjarr”.

“Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar një masë ku kërkon që serbët që jetojnë në veri të Kosovës të aplikojnë për targa vendore, duke zëvendësuar targat e tyre serbe. Por serbët organizuan protesta (me raportime për të shtëna me armë) dhe bllokada rrugore në dy pika kufitare, duke i shtyrë autoritetet e Kosovës të shtyjnë masën për një muaj, derisa të diskutohet për hapat e ardhshëm”.

“Serbia ka kohë që aplikon rregullin e njëjtë për mbajtësit e targave kosovare në territorin e saj dhe Kosova thjesht po përpiqet të zbatojë të njëjtin standard. Problemi, natyrisht, është se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe rreth 100 vende të tjera e njohin atë”.

“Kjo do të ishte thjesht një histori lokale nëse nuk do të përfshihej në dinamikën gjeopolitike të shkaktuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë. Së fundmi Vladimir Gjukanoviq (deputet nga Partia Progresive Serbe në pushtet), duke u munduar ta kanalizojë arsyetimin e Rusisë për pushtimin e Ukrainës, tha “Serbia mund të detyrohet të përfshihet në ‘denazifikimin’ e Ballkanit”. Shprehja “i detyruar të përfshihet” i bën jehonë linjës farsë të Kremlinit për pushtimin e Ukrainës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat