Qehaja: SBASHK-u duhet të jetë më kreativ në arritjen e qëllimeve të tyre sindikale

Aktuale

Qehaja: SBASHK-u duhet të jetë më kreativ në arritjen e qëllimeve të tyre sindikale

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 22:04
Rrahman Jasharaj

Drejtor i Institutit EdGruard, Rinor Qehaja ka folur për grevën e mësimdhënësve, ku tha se SBASHK-u duhet të jetë më kreativ në arritjen e qëllimeve të tyre sindikale.

Qehaja ka thënë se është shqetësuese situata dhe ndërprerja e procesit mësimor.

“Është shqetësuese situata, ndërprerja e procesit mësimor por edhe është shqetësuese edhe kufizimi i reagimit sindikal vetëm ndërprerje e procesit mësimor. SBASHK-u duhet të jetë më kreativ në arritje të qëllimeve të tyre sindikale”, ka deklaruar ai.

Qehaja ka treguar se si duhet të jetë kreativ SBASHK-u në arritjen e qëllimeve të tyre.

“Unë dëshirojë të informojë dhe të ilustroj këto praktikat të vendeve të tjera perëndimore në sistemin arsimor, ku mësimdhënësit për realizimin e të drejtave të tyre nuk e ndërpresin procesin mësimor, e realizojnë mirëpo e kufizojnë pastaj shërbimin administrativ, që do të thotë nuk i qesin notat nxënësve, nuk komunikojnë me drejtori komunale, nuk komunikojnë me Ministri apo me prindër mirëpo mësimdhënien nuk e prekin”, tha ai.

Sipas tij, presion dhe reagim sindikal ndaj institucioneve do të ishte që mësimdhënësit të mos përfshiheshin në administrim të testit të maturës, por procesi mësimor të mbahet.

“Ky do të ishte presion dhe reagim sindikal ndaj institucioneve. Pra procesi mësimorë të mbahet por mësimdhënësit mos të përfshiheshin në administrim të testit të maturës dhe testit të arritshëmrisë. Ky do të ishte presioni i vërtetë duke mos i dëmtuar nxënësit”, theksoi Qehaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat