​Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për dhunimin e të miturës 11 vjeçe

Aktuale

​Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për dhunimin e të miturës 11 vjeçe

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj një të miture.

“Departamenti për të Mitur kanë vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.6 dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarët e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R e kanë aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.

Në këtë komunikatë thuhet se me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer dhunimi ndaj të miturës. 

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se një rast i dhunimit ka ndodhur të dielën në Prishtinë, porse nuk është cekur mosha e viktimës.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e Policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat