Tomë Gashi: Sa po kushton një dalje nga VV, dhe kush po paguan?

Aktuale

Tomë Gashi: Sa po kushton një dalje nga VV, dhe kush po paguan?

Nga: P.R Më: 9 shtator 2022 Në ora: 20:31
Tomë Gashi

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili u largua nga partia Guxo, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Siç ka thënë Kica-Xhelili, ajo u largua nga Guxo drejt LDK-së për shkak të mungesës së një identiteti të partisë ku përkiste.

“Aktualiteti ndryshon, ndryshon rrjedha, ngjarjet. Kam hyrë në Listën Guxo me besimin që kam çka të jap në politikën kosovare. Nuk ka qenë shumë e rëndësishme ku, sa kam pasur bindjen që kam cka të ofroj. Ajo (Vjosa Osmani) u zgjodh presidente, e kemi ditur që do të zgjedhej presidente dhe Lista Vjosa nuk do të ishte e njëjtë pa Vjosa Osmanin”, ka thënë Kica-Xhelili.

Por avokati Tomë Gashi, ka aluduar se deputetja e koalicionit Vetëvendosje-Guxo, Doarsa Kica-Xhelili u ble me para.

“A e din najkush sa po kushton një dalje nga VV. Kush po paguan a dihet? Se janë shtrejtu çmimet. Veç thash te dihet, se edhe ashtu kot e kanë”, ka shkruar Tomë Gashi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat