Reagon Florent Ukaj i LDK-së, tregon gjithë rastin e përleshjes në Prizren

Aktuale

Reagon Florent Ukaj i LDK-së, tregon gjithë rastin e përleshjes në Prizren

Nga: P.R Më: 12 shtator 2022 Në ora: 19:11
Florent Ukaj

Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, njeherit Florent Ukaj dhe vëllai i tij, Faton Ukaj, janë arrestuar të dielën në fshatin Serbicë e Ulët e Prizrenit, pasi ata dyshohen për përfshirje në një përleshje fizike.

Por përmes një postimi në facebook, Florent Ukaj ka treguar se si ka ardhur deri tek konflikti.

“Dje, KF Pirana zhvilloi ndeshjen e parë futbollistike në stadiumin e fshatit Serbicë, loja gjatë gjithë ndeshjes u zhvillua e qetë dhe ishte shembull. Pas përfundimit të ndeshjes bashkë me lojtarët e klubit dhe zyrtarët tjerë festuam fitoren e parë të këtij sezoni dhe hymë në zhveshtore”, ka shkruar Ukaj, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka thënë se nuk është përleshur me askënd.

“Sa ishim në zhveshtore duke festuar pashë se jashtë filloi një tollovi mes tifozëve dhe pjesëmarrëve të cilët ndoqën ndeshjen. Si drejtor i klubit KF Pirana, më takonte që të parandaloja ndonjë përleshje mes dy palëve dhe ndërhyra që t'i ndaja. E kam për obligim që para jush të sqaroj që unë nuk jam përleshur dhe nuk kam patur kontakt fizik me asnjë person. Unë gjatë gjithë asaj kohe tentova që mos të ketë tensione dhe përleshje fizike”, shkruan Florent Ukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat