Bislimi e Westerlund flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Aktuale

Bislimi e Westerlund flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 23:44
Foto nga vendngjarja

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një takimi me Ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund kanë diskutuar mbi zhvillimin e Kosovës, ku Bislimi theksoi se vendi ynë është në një trajektore të re të zhvillimit dhe të avancimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Progresi i shënuar në fusha të ndryshme, përtej sfidave të kohës, duhet të shërbejë si incentivë pozitive në avancimin e vendit. Ky vit ka sjellë një dinamikë të re në agjendën evropiane të Kosovës, ku përveç nevojës për liberalizimin e vizave, synojmë të aplikojmë brenda vitit për anëtarësim në BE”, thuhet në një komunikatën e dërguar nga zyra e Bislimit.

Gjithashtu, sipas njoftimit, në takim u trajtua dhe objektivi i thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në shkëmbimet tregtare, prodhimtarinë, rritjen e investimeve të kompanive suedeze në Kosovë dhe projekteve me interes të përbashkët.

Po ashtu Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Republikës së Kosovës.

Ndryshe, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, shteti i Suedisë do të marrë dhe Presidencën e Këshillit të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat