Sekretari i AAK-së: Prej borxhlisë së keq bishti i sakicës

Aktuale

Sekretari i AAK-së: Prej borxhlisë së keq bishti i sakicës

Nga: H.O. Më: 23 shtator 2022 Në ora: 19:45
Muharrem Nitaj

Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj në një postim të tij në Facebook, ka përkrahur grevistët, ndërsa ka thënë se kryeministri dhe qeveria janë totalisht gabim.

Nitaj shkruan e qeveria po dëshmohen të papërgjegjshëm dhe po rrezikojnë sistemin më të rëndësishëm në shtet.

Postimi i plotë:

Arsyet e greves jane te qendrueshme.

Kryeministri dhe qeveria e tij, jane totalisht gabim. Ata po deshmojne se jane edhe te papergjegjshem.

Ata jane duke e rrezikuar sistemin me te rendesishem ne shtet.

Por sindikata duhet ta kuptoje se ka te beje me nje qeveri te papergjegjshme dhe duhet ta beje nje hap prapa.

Prej borxhlise se keq bishti i sakices, thone!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat