Haziri i reagon Haki Abazit: SHIK-u ishte organizatë kriminale, dyshohet për vrasjet e pasluftës në Kosovë

Aktuale

Haziri i reagon Haki Abazit: SHIK-u ishte organizatë kriminale, dyshohet për vrasjet e pasluftës në Kosovë

Nga: N. Sh. Më: 8 tetor 2022 Në ora: 14:12
Kadri Veseli

Analisti politik Nexhat Haziri i ka reaguar deputetit të Kosovës, Haki Abazit i cili ka kërkuar komision hetues parlamentar për SHIK-un.

Sipas Hazirit kjo është kërkësë e gabuar dhe e pabazë, pasi që, Kuvendi përmes komisioneve parlamentaer nuk mundet të hetoj organizata apo agjendi të cilat nuk i ka themeluar vet.

“Pse duhet t'i ipet legjitimitet një organizate kriminale veprimtari e së cilës ka qenë për llogari të një partie të caktuar politike për të arritur synimet politike të marrëjes së pushtetit, duke vrarë kundërshtarët politik”, shkruan Haziri.

Ai tutje shpreeht se, kush do të hetoj SHIK-un, kur Kadri Veseli, shef i kësaj organizate gjendet i akuzuar nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

Ai thekson se SHIK-u është organizatë kriminale që dushohet për vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kërkesa e deputetit Haki Abazit për themelim të komisionit hetues parlamentar për SHIK-un, është kërkesa e gabuar dhe e pabazë.

I). Kuvendi përmes komisioneve parlamentare nuk mund të hetoj organizata apo agjenci të cilat nuk i ka themeluar vet.

III). Pse duhet t'i ipet legjitimitet një organizate kriminale veprimtari e së cilës ka qenë për llogari të një partie të caktuar politike për të arritur synimet politike të marrëjes së pushtetit, duke vrarë kundërshtarët politik.

III). Kush e si do ta hetohej SHIK-u kur shefi i kësaj organizate kriminale Kadri Veseli gjendet i akuzuar nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

IV). SHIK-u është organizatë kriminale, që dyshohet për vrasjet e pasluftës në Kosovës dhe më të tillat merrën vetëm gjykatat

- Pra, punën e gjykatave në raport më organizata kriminale sic eshte SHIK-u, nuk duhet ta marr Kuvendi i Kosovës (n.h)

Image
Postimi i Nexhat Hazirit në Facebook

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat