“Avancimi i politikave ruse”, Zaimi: Vendet po e shikojnë rëndësinë e anëtarësisë në NATO

Aktuale

“Avancimi i politikave ruse”, Zaimi: Vendet po e shikojnë rëndësinë e anëtarësisë në NATO

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 20:11
Arbër Zaimi

Politologu Arbër Zaimi thotë se të gjitha vendet tashmë po shikojnë rëndësinë e anëtarësimit të tyre në NATO.

Sipas tij është vërtetuar se kjo luftë që po ndodh në Ukrainë nuk është thjesht pushtim i Putin për të marrë disa territore por është një model i NATO-s që bazohet mbi demokracinë ndërsa në anën tjetër kemi një kamp i cili nuk pyet shumë për lirinë e vendeve.

Arbër Zaimi: Kurti flet për plotësimin e kritereve dhe avancimin e kërkesave për anëtarësim kur bëhet fjalë për anëtarësimin në NATO. Ka rritur ndjeshëm buxhetin për ushtrinë. Këmbëngul dhe për të marrë njohjen nga ata që nuk janë njohur. Shumë vende po e shikojnë rëndësinë e anëtarësisë në NATO. Sepse është vërtetuar se kjo luftë që po ndodh në Ukrainë nuk është thjesht pushtim i Putin për të marrë disa territore por është një model i NATO-s që bazohet mbi demokracinë ndërsa në anën tjetër kemi një kamp i cili nuk pyet shumë për lirinë e vendeve. Në këtë betejë që po ndodh mes dy kampeve është e rëndësishme që gjithkush të mbajë anë sa më shpejt. Nuk mund të tolerohet më avancimi i politikave ruse në Ballkan apo dhe në Rusi.

Zaimi foli dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

Arbër Zaimi: Mendoj që brenda 2 viteve të ardhshme do të ketë zhvillime pozitive në rrafshin e dialogut Kosovë-Serbi. Vuçiç do ta shtyjë çështjen pasi, pas disa vitesh mendon se në Kosovë por edhe në SHBA nuk do të ketë të tillë udhëheqës që janë sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat