​Limaj me akuza ndaj Qeverisë: Kurti e ka parë që qeverisja s'është punë për të, le të kthehet...

Aktuale

​Limaj me akuza ndaj Qeverisë: Kurti e ka parë që qeverisja s'është punë për të, le të kthehet...

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 21:34
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova qe 1 vit e nëntë muaj administrohet, nuk qeveriset në planin ekonomik dhe zhvillimor dhe këto pasoja do të jenë katastrofale në 10 vitet e ardhshme

Limaj duke komentuar videon e dytë të publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se videot e tyre flasin për vet këta parti, drejtuesit e saj, votuesit por edhe për vet gjendjen në të cilën është Kosova.

Ai tha se Kurti e ka parë që qeverisja nuk është punë për të dhe është kthyer aty ku di ta bëjë më së miri, siç është mashtrimi, përbaltja, shpifja dhe me këto ka arritur sukses sepse përmes këtyre ka ardhur ku është sot.

“Kosova qe 1 vit e nëntë muaj administrohet, nuk qeveriset në planin ekonomik dhe zhvillimor dhe këto pasoja do të jenë katastrofale në 10 vitet e ardhshme. Një vit mosinvestime kapitale, është vonesë 10 vjet zhvillimin e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat