Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, i reagojnë Bujar Bukoshit, ja çfarë i përmendin

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, i reagojnë Bujar Bukoshit, ja çfarë i përmendin

Nga: N. Sh. Më: 31 tetor 2022 Në ora: 12:33
Bujar Bukoshi

Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, i kanë reaguar Bujar Bukoshit, pas një interviste që bëri ky i fundit.

Bukoshi ndër tjera në intrrvistën e tij ka thënë se, asnjë lider politik nuk i ka ikur drejtësisë.

Për këtë, familja Imeri thotë se i pari që ka ikur nga drejtësia ishte vet Bukoshi.

Kjo familja, në një postim në Facebook, ia përmend Bukoshit fondin e 3%, Dardania Banken dhe Ibrahim Rugovën që e ka lanë pa fonde.

Reagimi i plotë:

Bujar Bukoshi deklaron në një intervistë: (parafrazim) asnjë lider kosovar nuk i ka shpëtuar (ikur ) drejtësisë, kjo është gënjeshtër e radhës  zoti Bukoshi, sepse ti je i pari që i ke ikur drejtësisë bashkë me të tjerët në partinë tënde. prekun..

-keqpërdorime në fondin e 3%

-në momentet më të rënda për Kosovën, arsimin, ushtrinë  presidentit Rugova ia ndalove fondet..

-faktorin ushtarak e politik nxite në konflikte, pasojat e të cilit po i vuajnë edhe sot shqiptarët..

-Dardania Bankë u shit pa i dhënë llogari institucioneve të Kosovës

-dhe duhet të na thuash se dosjet e Hagës janë kontributi yt 20 vjeçar në atë drejtim bëhu i sinqertë se ka edhe tjerë si ti që sot kukasin dhe shtiren sa andej sa këndej, por nëse pitja është ngrënë tepsia ka mbetur, deklaron populli ..

-  po harroni se akuzat e juaja 20 vjeçare që i keni bërë nëpër institucionet ndërkombëtare ato sot janë fragmente të shnëderuar në aktakuza ndaj atyre që gjenden në Hagë.

-si puna jote ka mjaftë politikane 'gazetar', 'analist' që nuk kanë lanë vrimë pa u futur  për të  hedhur akuza për krime lufte ndaj atyre që gjenden në paraburgim  dhe shumë të tjerëve

- e sot shesin moral dhe bëhen si vajtojnë për fatin e të pandehurve..

-e vërteta nuk tjetërsohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat