Një pasagjer bërtet UÇK në aeroplan, arrestohet nga policia

Aktuale

Një pasagjer bërtet UÇK në aeroplan, arrestohet nga policia

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:09
Pamej nga aeroporti

Një pasagjer është zhveshur deri në bel dhe ka bërtitur “UÇK”, duke shqetësuar udhëtarët në fluturimin e sotëm të i linjës Bruksel-Shkup.

Personin në fjalë policia e ka ndaluar menjëherë pas aterrimit në aeroportin e Shkupit rreth orës 12:30, rastin e konfirmojnë edhe nga MPB-ja.

“Për momentin bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shtetas kosovar i cili është ndaluar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të sjelljes agresive.

Jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat