Kryeziu: Në planin franko-gjerman po sillet të ketë njohje de fakto, por jo de jure

Aktuale

Kryeziu: Në planin franko-gjerman po sillet të ketë njohje de fakto, por jo de jure

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 21:31
Taulant Kryeziu

Opinionisti, Taulant Kryeziu ka thënë se tashmë po shihet që zyrtarisht ekziston plani franko-gjerman.

Kryeziu tha se në planin franko-gjerman po sillet që të ketë njohje de fakto dhe jo njohje de jure siç e parasheh karta e Kombeve të Bashkuara.

“Ajo që po shohim është që tani më zyrtarisht ekziston plani franko-gjerman, ekziston në letër dy palët e kanë, po sillet mbi atë që quhet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare si njohje de fakto pra jo njohje de jure”, tha ai.

Sipas tij, ky nuk është element pozitiv, teksa shtoi se njohjet de fakto janë njohje të përkohshme.

“Ky është një element jo fort pozitiv në kuptimin e asaj sepse ne dimë që njohjet de fakto janë njohje të përkohshme të cilat nuk janë njohje dehure të pakthyeshme dhe njohje të cilat janë të parapara brenda kartës të Kombeve të Bashkuara “, deklaroi Kryeziu.

Ndryshe, forma të njohjes ndërkombëtare de fakto është njohje jo e plotë, e përkohshme, kur ka dyshime për jetëgjatësinë e qeverisë në fjalë ndërsa njohja de jure është njohje përfundimtare, e plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat