Boiken Abazi: Të shkarkohen të gjithë që e pengojnë hetimin për vrasjen e Astrit Deharit

Aktuale

Boiken Abazi: Të shkarkohen të gjithë që e pengojnë hetimin për vrasjen e Astrit Deharit

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:44
Boiken Abazi

Boiken Abazi, aktivist i rëndësishëm i LVV-së, ka bërë një postim në lidhje me rastin e Astrit Deharit, që shënon 6 vjetorin e vdekjes.

Ai ka thënë se të gjithë ata që vazhdojnë të pengojnë hetimet për “vrasjen e Astrit Deharit”, duhet të shkarkohen.

Postimi i plotë:

Nëse prokurorët në Kosovë vazhdojnë të pengojnë e vonojnë hetimet për vrasjen e Astrit Deharit, duhet të shkarkohen, hetohet dhe vendoset para drejtësisë si kriminelë bashkëpunëtorë në mbulimin e vrasjes. Nëse kompentencën për t'i shkarkuar këta prokurorë nuk e ka zyrtarisht qeveria, atëherë mund të ishte me vend që qytetarët të organizohen dhe t'i shkarkojnë me protesta ata prokurorë që po vonojnë e pengojnë hetimet, dhe prokurorët që i zëvendësojnë do duhej jo vetëm të hetonin vrasjen, por edhe ata prokurorë që e kanë mbuluar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat