Takohen kryetari i KQZ-së dhe Vjosa Osmani – a po shkon veriu në zgjedhje?

Aktuale

Takohen kryetari i KQZ-së dhe Vjosa Osmani – a po shkon veriu në zgjedhje?

Nga: N. Sh. Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 16:23
Vjosa Osmani

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi është duke u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ky takim vjen pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ndryshe, dje u raportua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të Komunave në veri të vendit, të cilët dhanë dorëheqje ditë më parë, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.

Valmir Elezi thotë se aktualisht KQZ-ja nuk ka buxhet, sipas tij në raste të tilla KQZ-ja përgatit kërkesën për Qeverinë e Kosovës me shumën e planifikuar.

“Këto janë zgjedhje të paplanifikuara, prandaj KQZ-ja nuk ka buxhet. Në raste të tilla, sikurse në të kaluarën, KQZ-ja përgatit kërkesën për Qeverinë e Kosovës me shumën e planifikuar”, shprehet Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat