Edi Rama nën ‘hijen’ e Vjosa Osmanit, profesori e cilëson presidenten ‘yll’ – ja pse kryeministri shqiptar nuk e pranon këtë!

Aktuale

Edi Rama nën ‘hijen’ e Vjosa Osmanit, profesori e cilëson presidenten ‘yll’ – ja pse kryeministri shqiptar nuk e pranon këtë!

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 17:47
Vjosa Osmani dhe Edi Rama

Në Tunizi po mbahet Samiti i Frankofonisë, ku pjesëmarrës janë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sot gjatë ditës, kryeministri Rama u takua me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka postuar një foto, duke dhënë vlerësime të larta për Abazoviçin.

“Me ma t’mirin”, ka shkruar Rama.

E ndaj këtij deklarimi të kryeministrit të Shqipërisë, ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai këtë e vlerësoi si injorim ndaj Vjosa Osmani, pasi sipas tij presidentja e Kosovës shihet me ego e xhelozi pa limit nga ana e Edi Ramës.

“I mësuar të jetë protagonist, Edi Rama nuk e pranon, madje e refuzon autoritetin dhe performancën e shkëlqyer të Vjosa Osmanit! Por nuk mund të injorohet gjithashtu fakti se ftohtësia e Ramës ndaj zonjës Osmani e ka burimin edhe te besnikëria e kreut të ekzekutivit të Shqipërisë ndaj kreut të shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuciq!

Për Ramën "ma i miri" është Dritan Abazovic, për personalitetet më të fuqishme të Europës ma e mira është Vjosa Osmani”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të njëjtat lajme dhe nga Tunizia!

Kryeministri Rama dhe presidentja Osmani ishin pjesëmarrës në Samitin e Frankofonisë në Tunizi. Por edhe kësaj radhe u shfaq rituali i vjetër i kryeneqësisë kryeministrore të Tiranës për ta injoruar kryetaren e shtetit të Kosovës!

Dhe si për ta sfiduar presidenten që u cilësua si "ylli" i Samitit, Edi Rama publikon një fotografi me Abazovic! Jo vetëm kaq! Bëri edhe shënimin "Me ma të mirin"!

Në fakt presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shihet me ego e xhelozi pa limit nga ana e kryeministrit të Shqipërise, Edi Rama! Kur ajo është në samitet ndërkombëtare, merr vëmendjen e liderëve më të fuqishëm të botës! Mjafton të kujtoj Samitin e Selanikut para pak muajsh, kur Osmani dhe Scholz ishin së bashku me kryeministrin grek në tavolinën kryesore të darkës! Ndërsa Edi Rama diku në bisht të asaj tavoline!

I mësuar të jetë protagonist, Edi Rama nuk e pranon, madje e refuzon autoritetin dhe performancën e shkëlqyer të Vjosa Osmanit! Por nuk mund të injorohet gjithashtu fakti se ftohtësia e Ramës ndaj zonjës Osmani e ka burimin edhe te besnikëria e kreut të ekzekutivit të Shqipërisë ndaj kreut të shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuciq!

Për Ramën "ma i miri" është Dritan Abazovic, për personalitetet më të fuqishme të Europës ma e mira është Vjosa Osmani!

Image
Vjosa Osmani
Image
Edi Rama dhe Dritan Abazovic
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat