Nënkryetari i Junikut publikon pamje të frikshme: “Ereniku” rrezikon të dalë nga shtrati

Aktuale

Nënkryetari i Junikut publikon pamje të frikshme: “Ereniku” rrezikon të dalë nga shtrati

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shiut, e kanë vështirësuar tej mase situatën me vërshime nëpër disa komuna.

Komunë e prekur nga vërshimet është edhe ajo e Junikut. Nënkryetari i kësaj komune, Besart Tofaj, ka publikuar pamje të frikshme ku tregohet rritja e nivelit të ujit në Erenik.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar për shkak të reshurave të dendura të shiut që kanë përfshirë Komunën tonë, e që ka bërë që niveli i ujit në Lumin Erenik të rritet e që pastaj rrezikon edhe të dal nga shtrati. Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni Zjarrfiksat (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192)”, thuhet në postimin e tij.

Pamjet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat