Gërxhaliu: Të punësuarit duhet të motivohen që të qëndrojnë në Kosovë, jo të largohen

Aktuale

Gërxhaliu: Të punësuarit duhet të motivohen që të qëndrojnë në Kosovë, jo të largohen

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 18:29
Safet Gërxhaliu

Njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu, ka thënë se të punësuarit në Kosovë duhet të motivohen në mënyrë që të mos largohen nga vendi.

“Besoj se është momenti kur duhet të motivohen të punësuarit që të qëndrojnë në Kosovë dhe jo Kosova të shndërrohet në një shtet për të ikur. Besoj se eksperimente të tilla janë mjaftë të rrezikshme “, ka thënë Gërxhaliu.

Ai tha se në këtë situatë krize Kosova është duke e ndërtuar një hapësirë eksperimentale.

Sipas tij, ekziston një rregull i shkruar që thotë se ndryshimet e pagave në sektorin gjyqësor duhet të vijnë atëherë kur vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme apo kur ka çrregullime makro apo mikrofinanciare.

“Nuk duhet të penalizohet një sektor i rëndësisë substanciale për funksionimin e shtetit për hir të moskalimit të betimit apo të një dialogu të mirëfilltë”, ka shtuar ai.

Gërxhaliu tha se mungon një dialog i mirëfilltë dhe në këtë drejtim po dëmtohet ambienti të bërit biznes në Kosovë, ambienti i të jetuarit në Kosovë dhe proceset po politizohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat