Kelmendi: Mos ta sjellim punën që Amerika të mos ketë mundësi të na ndihmojë

Aktuale

Kelmendi: Mos ta sjellim punën që Amerika të mos ketë mundësi të na ndihmojë

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 20:55
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti dhe afaristi, Ramiz Kelmendi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend duke vënë theksin te raportet me Amerikën.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook thotë se nuk duhet të sillemi në atë mënyrë që ta sjellim Amerikën në atë pozitë që të mos mund të na ndihmojë.

Ai thotë se protestat e grave serbe në veri të Kosovës janë sinjal i keq, pasi sipas tij të njëjtë gjë mund ta bëjnë më pas edhe nxënësit dhe sipas tij protestat e këtyre kategorive mund të të degradojnë.

Ish-zëvendëskryeministri thotë se Kosova duhet të kalojë nga dialogu i nivelit teknik në atë politikë pasi sipas tij ajo mund të izolohet.

“Duhet me kujdes të veprohet kundërshtimet që bëhen ndaj individëve me pozita të larta institucionale si në SHBA dhe në EU, sepse miqësia mes tyre në këto institucione që kanë do na kthehet në armiqësi të qëndrueshme ndaj shtetit të Kosovës, siç u vërejt sot duke e hequr nga rendi i ditës liberalizimin e vizave”, ka vijuar tutje Kelmendi.

Ai ka kërkuar që të aktivizohen ne Amerikë afaristët me nam në mënyrë që të shtohet lobimi.

Kelmendi ka përmendur rastin e afaristit Harry Bajraktari që solli në Kosovë kongresistin Richie Torres, por që sipas tij ai madje as që u falënderuar nga institucionet për këtë veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat