Peci shpjegon “logjikën e sallamës” të cilën e përdor Serbia

Aktuale

Peci shpjegon “logjikën e sallamës” të cilën e përdor Serbia

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 21:12
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka folur për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, si rezultat i mosmarrëveshjeve dhe pamundësisë për t’u dakorduar për një marrëveshje.

Peci ka thënë se nuk duhet t’i bëhen shumë lëshime Serbisë, sikurse i është bërë më parë.

Ai ka thënë se Serbia përdor “logjikën e sallamës”, duke hyrë vazhdimisht në procese negociatore, për të nxjerr rezultate pozitive.

“Është logjika e sallamës, vazhdimisht do të ketë procese negociatore dhe të marr diçka, për t’i realizuar synimet që i ka”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kompromiset e bëra nga Kosova e kanë nxitur neutralitetin ndaj statusit të Kosovës mes mekanizmave ndërkombëtarë.

“Pas vitit 2010, kompromiset që i ka bërë Kosova, mekanizmat ndërkombëtarë i ka nxitë për neutralitet karshi statusit të Kosovës”, ka thënë Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat