Vrasja e dyfishtë, Haxhiu: Nesër mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional

Aktuale

Vrasja e dyfishtë, Haxhiu: Nesër mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 23:21
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në Prishtinë.

“Nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional”, thotë ajo.

Postimi i plotë:

Një grua dhe foshnja që priste ta sillte në jetë u vranë tek shkallët e repartit të gjinekologjisë. Krim i rëndë, vrasje e dyfishtë!

Brenda 5 ditëve dy gra të vrara nga bashkëshortët.

Gruaja që priste fëmijën të sillte në këtë botë, vritet nga burri i saj, në vendin ku lindin fëmijët e vendit tonë, ku gratë bëhen nëna, nga atje ku lindë një jetë e re. Me shpresën për një botë më të mirë.

Një grua që duhej të mbrohej. Ajo u shua. U shua bashkë me fëmijun ende të pa lindur.

Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë.

Rastet si ky na bëjnë të kuptojmë që pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë, kemi edhe shumë punë për të bërë.

Lufta me femicidin mund të jetë e vështirë por nuk guxojmë të humbim shpresat por të bashkohemi si institucione dhe si shoqëri për luftimin e femicidit që po merr jetët e grave.

Nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.

Familjarëve të viktimave, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

Dhunuesit dënimin më meritor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat