Ngritën tenda në veri, por ku fjetën mbrëmë terroristët e Vuçiqit? Musliu publikon pamjet e pazakonta

Aktuale

Ngritën tenda në veri, por ku fjetën mbrëmë terroristët e Vuçiqit? Musliu publikon pamjet e pazakonta

Nga: A.ZH Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 09:47
Agim Musliu publikon pamjet e tendave boshe, të ngritura nga serbët në veri të Kosovës

Eksperti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku serbët kanë vendosur barrikada, pas arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiq.

Ai ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet se serbët kanë ngritur edhe barrikada “boshe” në veri të Kosovës.

Kjo pasi, sipas Musliut, kriminelët dhe terroristët e presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk flenë në tenda, përcjell Bota sot.

“Ku i ka njerëzit Vuçiqi në tendat e barrikadave?

Nuk mbushen tendat me njerëz sikurse Facebook e Twitter me profile të rrejshme.

E, fotografia është bërë nga mediumi që ai e financon. Pra nuk është e montuar.

Qytetarët e zakonshëm nuk e përkrahin, kurse kriminelët dhe terroristët e tij nuk flenë në tenda, por në hotelet e Kopaonikut ose në ndonjë villë në Ujman.

Besa, mbrëmë nuk kanë fjetur ata që kanë qenë te Ujmani”, ka shkruar eksperti Musliu.

Raportohet se situata në veri të vendit për momentin është e qetë, por tejet e tensionuar, pasi barrikadat janë ende aty./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat