​LDK kërkon nga Qeveria plan të qartë për të zgjidhur situatën në veri

Aktuale

​LDK kërkon nga Qeveria plan të qartë për të zgjidhur situatën në veri

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë për gjendjen e sigurisë në veri të vendit.

Sipas LDK-së, sulmet ndaj institucioneve të Republikës, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, si dhe barrikadimi dhe mbyllja e rrugëve janë veprime që cënojnë rendin kushtetues të Republikës prandaj si të tilla ato janë të papranueshme.

LDK-ja i dënon ashpër këto veprime dhe kërkon që autorët e sulmeve të sillen para institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës. LDK-ja edhe një herë përsërit kërkesën e saj ndaj Qeverisë dhe institucioneve të tjera të vendit për koordinim të veprimeve me partnerët e Kosovës, si rrugë e vetme drejt kthimit të rendit, sigurisë dhe lëvizjes së lirë në gjithë territorin e Kosovës. Çdo rrugë tjetër është rënie në kurthin e synimeve destabilizuese të Serbisë. LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës plan të qartë për të zgjidhur situatën e sigurisë në veri. Në këto momente vendit i duhet lidership i vërtetë që do të veprojë me mençuri dhe vendosmëri; që në vend ndarjes e përçarjes siguron unitet të brendshëm e koordinim të ngushtë me aleatët tanë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat