Ibishi: Nëse trupat serbe vijnë në Kosovë, i bie që Serbia po e sfidon dhe NATO-n

Aktuale

Ibishi: Nëse trupat serbe vijnë në Kosovë, i bie që Serbia po e sfidon dhe NATO-n

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 22:53
Rafet Ibishi

Kreu i veteranëve të Mitrovicës, Rafet Ibishi për kërkesën e Serbisë për kthimin e një mijë trupave në Kosovë në ditën kur ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa u dënua më 26 vjet burgim ka thënë së mendon që është kërcënim.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar nuk e lejon që trupat serbe të kthehen në territor të huaj dhe nëse ndodh kthimi i tyre, Ibishi thotë se kjo i bie që Serbia po e sfidon dhe NATO-n.

“Vëqse janë të pranishëm trupat civile serbe në pjesën veriore por në momentin kur situata do të tensionohet institucionet shtetërore nuk do të qëndrojnë duarkryq”, ka theksuar Ibishi.

Ibishi ka shtuar tutje se në vitet ’98-99 gjatë luftës në Kosovës i kanë dalur 100 mijë trupave serbe përpara dhe në mungesë të armatimit, gjersa ka potencuar se prapë do të bëjnë të njëjtën.

Tutje Ibishi ka shtuar se nga Organizata e Veteranëve të Mitrovicës presin vetëm një urdhër dhe dalin në përkrahje të sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat