Austria thotë se situata në Kosovë “është e paqëndrueshme”

Aktuale

Austria thotë se situata në Kosovë “është e paqëndrueshme”

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, Klaudia Tanner, gjatë ditës së djeshme ka folur së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Rudolf Striedinger përmes video-konferencës me komandantët në misionet e huaja të Forcave të Armatosura Austriake.

Ministrja u informua për situatën aktuale të sigurisë në vendet veç-e-veç ku shërbejnë ushtarët austriakë si dhe për misionet përkatëse të ushtarëve, siç thuhet në njoftimin e ministrisë. Ajo nuk humbi rastin për të përcjellë urimet e Krishtlindjeve për ushtarët.

“Në emër të Republikës, dua të falënderoj çdo ushtar për angazhimin e tyre dhe t’ju uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet me shokët tuaj”, u tha komandantëve ministrja Tanner.

Në këtë diskutim, ministrja Tanner vlerësoi se situata në Kosovë nuk është e qëndrueshme.

“Javët e fundit në veçanti kanë dëshmuar se situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, e në veçanti në Kosovë, nuk është e qëndrueshme. Trazirat e përsëritura ilustrojnë se sa thelbësisht e rëndësishme është prania e organizatave ndërkombëtare dhe kontributi ynë austriak”, tha ministrja Tanner, raporton Klankosova.tv.

Austria aktualisht ka 790 ushtarë të dislokuar jashtë vendit në 14 misione; nga të cilat 25 janë gra. Kontingjentet më të mëdha janë në Kosovë (KFOR, 314 persona), Bosnjë dhe Hercegovinë (EUFOR, 293 persona) dhe Liban (UNIFIL, 205 persona).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat