Kurti: Serbët mendojnë se Escobari ua ka frikën – duhet ta kuptojë se bujaria e tij ndaj Serbisë nuk ia vlen

Aktuale

Kurti: Serbët mendojnë se Escobari ua ka frikën – duhet ta kuptojë se bujaria e tij ndaj Serbisë nuk ia vlen

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 09:10
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se në Beograd ekziston mendimi se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka frikë serbët.

Kurti, në një intervistë për televizionin “O Kanal” të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë se në sjelljet dhe deklaratat e Escobarit ka lëshime ndaj Beogradit.

Por, Kurti thotë se së shpejti edhe Escobari do ta kuptojë se bujari e tij ndaj Beogradit nuk ja vlen.

“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por, nga ana tjetër, Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë: Ah, këta na kanë frikë. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë”.

“Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat