Ganimete Musliu: USA dhe BE ta zmbrapsin Serbinë e ne ta çojmë Albinin e Vjosën në Marigona Hill

Aktuale

Ganimete Musliu: USA dhe BE ta zmbrapsin Serbinë e ne ta çojmë Albinin e Vjosën në Marigona Hill

Nga: M.L. Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 23:50
Ganimete Musliu

Deputeteja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se lutetet për policët e Kosovës, ata të EULEX-it dhe ushtarët e KFOR-it të cilët po përballen me situatën në veri të vendit.

Ajo ka thënë se derisa SHBA dhe BE e zmbrapsin Serbinë, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duhet të dërgohen në “Marigona Hill”, sepese sipas saj “Mjaft eksperimentuan”.

Postimi i plotë:

Lutem për policët dhe ushtarët e vendit tim, lutem për policët e EULEX-it dhe për ushtarët e KFOR-it.

Dalshi faqebardhë e u kthefshi shëndosh e mirë nëpër familjet tuaja.

USA dhe BE të zmbrapsin agresionin politik serb e ne ta çojmë Albinin e Vjosën në Marigona Hill se mjaftë eksperimentuan.

Me çdo ditë po e vërtetoni se ju nuk ishit „shpresa e madhe“ e qytetarëve po ishit dhe jeni zhgënjimi më i madh i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat