“Terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg?” Pantiqi në arrest shtëpie, Basha i reagon gjyqtarit

Aktuale

“Terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg?” Pantiqi në arrest shtëpie, Basha i reagon gjyqtarit

Nga: M.L. Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 13:22
Dimal Basha

Sot u konfirmua se ish policit Dejan Pantiqi i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

“Policia [e Kosovës] është e obliguar që të transferojë Patiqin në adresën ku ai jeton”, tha avokati i tij.

Pantiq, u arrestua nën dyshimet se qenë i përfshirë në organizimin e sulmeve në zyrat e KKZ-së dhe sulmeve ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës. Për shkak të kësaj, serbët kanë ngritur barrikada në veri duke bllokuar kështu lirinë e lëvizjes.

Ndaj lënies së Pantiqit në arrest shtëpiak ka reaguar deputeti i LVV-së, Dimal Basha.

Ai u shpreh i habitur se si një gjyqtar normal mund ta vlerësoj se terroristi është më i sigurt në shtëpi sesa në burg.

Postimi i plotë:

Dejan Pantiçi akuzohet për vepër terroriste, kurse gjyqtari Mentor Bajraktari ia zavendëson masën e paraburgimit me arrest shtëpiak 😞

A m’tregon kush se si një gjyqtar normal arrinë me vlerësu se terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg? Po me pas qenë n’Serbi i kish shqiptu masë ma t’randë se ky n’Kosovë. Nuk ka veting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit!

Pa fjalë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat