Nis keq 2023-ta për pronarin e fabrikës së stiroporit në Ferizaj – kaq vlerësohet të jetë dëmi i shkaktuar nga djegia

Aktuale

Nis keq 2023-ta për pronarin e fabrikës së stiroporit në Ferizaj – kaq vlerësohet të jetë dëmi i shkaktuar nga djegia

Më: 2 janar 2023 Në ora: 14:24
Ilustrim

Ndërrimi i mot moteve ka nisur ters për pronarin e fabrikës së stiroporit “Al For” në Ferizaj.

Atij i është djegur fabrika duke i shkaktuar dëme në vlerë prej 40 mijë eurove.

Nga djegia nuk ka pësuar asnjë person, zjarri është fikur nga zjarrfikësit pas mesnate.

Detaje për rastin ka dhënë policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Fshati i Vjetër , Ferizaj (EM: 163-903) 01.01.2023 – 00:34. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë fabrika e stiroporit ,, Al For’’. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendi e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Vlera e demit sillet rreth 40000€, nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftim të policisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat