Plagosja në Shtërpcë, reagon zëdhënësi i PDK-së

Aktuale

Plagosja në Shtërpcë, reagon zëdhënësi i PDK-së

Më: 7 janar 2023 Në ora: 08:14
Faton Abdullahu

Pas plagosjes së dy të rinjve serbë, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se rasti duhet të ndriçohet sa më shpejtë nga organet e drejtësisë.

Ai iu bëri thirrje organeve të rendit që autori të vihet para drejtësisë.

“Është e domosdoshme që të gjithë pa dallime të kontribojmë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakëftoftësi si parakusht që të mos përkeqësohet në asnjë aspekt”, ka shkruar Abdullahu.

Tutje, Abdullahu, të plagosurve iu ka uruar shërim të shpejt.

Kujtojmë se dje dy serbë të moshës 11 dhe 21 vjeç janë sulmuar, ku Policia e Kosovës e kanë arrestuar të dyshuarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat