Ministrja e Jashtme sllovene kur pyetet për rastin e Martin Berishajt: Nuk komentoj

Aktuale

Ministrja e Jashtme sllovene kur pyetet për rastin e Martin Berishajt: Nuk komentoj

Më: 16 janar 2023 Në ora: 11:37
Fajon

“No coment” ka qenë përgjigja e ministres së Punëve të Jashtme të Sllovenisë kur është pyetur për ambasadorin e Kosovës në këtë shtet, Martin Berishaj dhe përfshirjen e tij në një skandal të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene GEN-I.

“Nuk komentoj për çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë, nuk më takon mua”, pohoi ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në konferencën e përbashkët me diplomatën sllovene Tanja Fajon është pyteur nga gazetarët edhe për çështjen e ambasadorit Martin Berishaj.

E para e MPJ-së ka thënë se nuk mund ta shkarkojë Berishajn sepse zyrtarisht nuk ka asnjë fakt se ai ka bërë ndonjë shkelje.

“Duhet të kemi mirëkuptim se ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale, por për arsye faktike pse duhet të shkarkohet. Deri në këtë moment nuk kam asnjë informacion të vetëm që shkelje të tilla kanë ndodhur”, ka deklaruar Gërvalla.

Ministrja Gërvala ka thënë tutje se Berishaj ka shprehur gatishmëri që të vije në Kosovë e të mbajë një konferencë për media për të sqaruar situatën.

“Unë do të vazhdoj të kërkojë me ngulëm të kërkoj informacione zyrtare prandaj kërkoj mirëkuptim. Berishaj ka treguar gatishmëri që ose me shkrim të bëjmë një konferencë të përbashkët me shtyp dhe aty t’iu përgjigjet të gjithëve”, ka thënë Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat