“Oliver Ivanoviq ishte kriminel”, Naim Miftari tregon kush dha urdhër për vrasjen e tij, ja kush e bëri organizimin!

Aktuale

“Oliver Ivanoviq ishte kriminel”, Naim Miftari tregon kush dha urdhër për vrasjen e tij, ja kush e bëri organizimin!

Nga: N. Sh. Më: 17 janar 2023 Në ora: 14:39
Oliver Ivanoviq

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se Oliver Ivanoviqi ishte kriminel i luftës dhe i pas luftës.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se ai vra, maltretoi dhe ndjeku mijëra shqiptarë nga veriu i Kosovës.

Sipas tij, udhër për vrasjen e tij ka dhënë Aleksandër Vuçiqi, kurse organizimin e vrasjës e kanë bë Andrea Vuçiq, Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Postimi i plotë:

Oliver Ivanoviqi ishte kriminel i luftës dhe i pas luftës!

Kryeministër Albin Kurti, vetëm ta përkujtoj se Oliver Ivanoviqi ishte autokrat, nuk e donte Kosovën fare dhe ishte një kriminel i luftës dhe i pas luftës që vrau, maltretoi dhe ndjeku mijëra shqiptarë nga veriu i Kosovës, dhe vendin e ka pas në burg ose në varr pasi është dashur të dënohej nga drejtësia e shtetit, ose është dashur të vritej nga vet organet e sigurisë të Kosovës, nëse Kosova do të kishte sigurim nacional sigurim të shtetit që e kanë çdo shtet tjeter normal në botë, në vend që ësht lejuar të vritet nga shteti serb për arsye të konkurencës politike që i bënte Listës Serbe kësaj krijeses politike të Beogradit në Kosovë!

Oliver Ivanoviq është vra me urdhër të Aleksander Vuçiqi, organizimin e vrasjës e ka bë Andrea Vuçiqi, Milan Radojçiqi dhe Zvonko Veselinoviqi....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat