I mbijetuari i masakrës në lagjen e Kovaqëve: Ivanoviqi ishte krimineli më i madh në rajonin e Mitrovicës

Aktuale

I mbijetuari i masakrës në lagjen e Kovaqëve: Ivanoviqi ishte krimineli më i madh në rajonin e Mitrovicës

Më: 23 janar 2023 Në ora: 18:12
Tefik Sejdiu

Tefik Sejdiu është njëri prej të mbijetuarve të masakrës në Lagjen e Kovaqëve në Mitrovicë më 14 prill 1999, ku u vranë dhe masakruan 31 shqiptarë.

Sejdiu rrëfen se atë ditë, njësitet paramilitare serbe ia vranë babanë, axhën dhe djalin e axhës.

Sejdiu thotë se Oliver Ivanoviqi ishte udhëheqësi kryesor i masakrës e të njëjtin e konsideron si kriminelin më të madh në rajonin e Mitrovicës

“Njëherë ka qenë pa maskë, e ka pas vetëm kapuqin e tani e ka vendos maskën. Aty kanë qenë paramilitarët serbë me mbishkrim ‘Çaçaku’, ushtarë pa maskë. Ata na kanë largu nga banesa dhe na kanë qit poshtë para hymjes. Oliver Ivanoviqi ia ka bërë me gisht djalit të axhit. Djali i axhit ka shku, u shtri për toke. Mas 1 minuti 2 e ka thirrë axhën dhe axha t’u shku, e ka goditur me automatik. Djali i axhit e ka çu kryt me këqyr edhe atë  e ka goditur, hundë e buzë i kanë rrjedh gjak”, rrëfen Sejdiu .

Sejdiu thotë se Ivanoviqin e ka njohur personalisht edhe para luftës.

“Unë kam shit me një tezgë pranë ndërtesës. Ai ka marrë cigare tekne para luftës. Ai ka qenë sportist i karates. Unë e kam pas babën refer të futbollit. E kemi njoftu edhe kështu se vinte blente çdo ditë cigare”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat