Berisha kritikon Kurtin: Refuzon demokracinë dhe standardet perëndimore

Aktuale

Berisha kritikon Kurtin: Refuzon demokracinë dhe standardet perëndimore

Më: 30 janar 2023 Në ora: 11:02
Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke thënë se “po refuzon demokracinë dhe standardet perëndimore të cilat ishin kusht i ShBA-së dhe shteteve perëndimore për të njohur shtetin e Kosovës”.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka cituar ish-presidentin e ShBA-ve gjatë vizitës së tij në Tiranë ku kishte thënë “Mjaft është mjaft…Kosova do të jetë e pavarur”, teksa ka theksuar se askush tjetër nuk kishte kaq vullnet e në të njëjtën kohë as fuqi sikurse ShBA për t’i përmbyllur lojërat lindore kundër njohjes së shtetit të Kosovës.

“Në atë kohë Kurti, pa asnjë ndikim në ngjarjen më madhore të historisë tonë zhagitej rrugëve pa mundur t’i ndihmoj as vetes. Por, bashkë me njohjen, Presidenti Bush kishte vënë në dijeni se Kosova duhet të zbatoj standardet më të larta demokratike dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve të të gjitha etnive”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, Albin Kurti, është në kundërthënie me veten, pasi “e di historinë e themelimit dhe parimeve të shtetit të Kosovës e në të njëjtën kohë nga pozita e kryeministrit i refuzon këto parime”.

“Tash, mbetet që Kurti ta shtyjë konfrontimin me themeluesit e shtetit të Kosovës, qē së bashku me piunin e Vuçiqit, Abazoviqin të na shtyjë në agjendat e autokracive lindore ose duhet që Kosova ta lirohet prej Kurtit për të mbetur pjesë e familjes euroatlantike”, ka vijuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat