Çitaku: Kurti gabohet nëse pret që të suspendojmë raportet me aleatët

Aktuale

Çitaku: Kurti gabohet nëse pret që të suspendojmë raportet me aleatët

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 00:06
Vlora Çitaku dhe Albin Kurti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk do i bashkohen thirrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të i japin mbështetje duke iu kundërvënë bashkësisë ndërkombëtare. 

Çitaku thotë se Kurti duhet të marrë përgjegjësi pasi ka marrë përkrahje të mëdha në zgjedhjet e fundit. 

”Nëse Kurti pret që të suspendojmë raportet me aleatët gabohet, ne nuk jemi VV”, tha Citaku. 

“Ne nuk jemi amaterë. Rruga drejt fitores nuk kalon ndërmjet ndërskamsave dhe punëve të këqija. Rruga drejt fitores arrihet me zgjidhje. Ne nuk kemi numra ta rrëzojmë. Askush nuk i ka. Vetëm kryeministri i cili ka frikë të ballafaqohet me ndërmjetësit, mund të zgjedhë që të i ikë përgjegjësisë. Ai ka marrë mandat të fortë dhe duhet të marrë përgjegjësi. E vetmja gjë që ai ka deri më tani është mungesa e konsistencës. I ka shkelur parimet që ja ka vënë vetes”, shtoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat