“Don me ia shti fitilin Serbisë me 11 asociacione të komuniteteve jo serbe - kalle Albin, kalle!”

Aktuale

“Don me ia shti fitilin Serbisë me 11 asociacione të komuniteteve jo serbe - kalle Albin, kalle!”

Nga: A.Zh Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 10:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po kërkon formimin e Asociacionit një etnik në Kosovë, mirëpo një të tillë ajo nuk po ua mundëson minoriteteve që jetojnë në Serbi.

Sipas Kurtit, asociacione një-etnike komunash në Serbi do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët, pasi në Serbi llogariten 21 minoritete, përcjell Bota sot.

“Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët.

11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, ka shkruar dje Kurti, në një postim në Facebook.

Lidhur me këtë deklaratë të Kurtit, një koment e ka dhënë ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Liri Loshi.

“Don me ia shti Albini fitilin Serbisë me 11 asociacione të komuniteteve jo serbe. Kalle Albin, Serbinë, kalle!”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat